Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbajtur sot një grevë njëorëshe, nga ora 11:00 deri në 12:00, si reagim ndaj mungesës së pagave.
Sipas sindikatës, gjatë grevës është kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e punës dhe të mos zhvillohet asnjë proces i rregullt.
Punëtorët theksojnë se situata është e rënduar dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zhbllokuar pagesat.
Sindikata paralajmëron se nëse problemi nuk zgjidhet, greva mund të zgjerohet edhe në ditët në vazhdim./KP
