UBT News

Greva në arsim, prindërit protestojnë në Pejë

Në komunën e Pejës sot do të ketë protestë për shkak të grevave në arsim.

Këshilli i Prindërve të kësaj komune ka paralajmëruar se protesta do të organizohet për të kërkuar ndërprerjen e grevave dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.

Protesta ka marrë edhe pëlqimin e komunës, e cila ka lejuar organizimin dhe mbajtjen e saj. Ajo do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në qendër të qytetit.

Exit mobile version