Seibu në rrethin Ikebukuro të Tokios tërheq rreth 70 milionë vizitorë në vit në 14 katet e tij, ku stafi i tij ultra i sjellshëm shet çdo gjë, nga sushi te Armani shtatë ditë në javë.
I vendosur tek një prej stacioneve hekurudhore më të ngarkuara në botë, ai është xhevahiri në kurorë në zinxhirin Sogo dhe Seibu prej 10 dyqanesh në pronësi të Seven & i Holdings rreth Japonisë.
Megjithatë, ndërtesa 83-vjeçare në Ikebukuro ka nevojë për rinovim dhe për shkak se zinxhiri nuk ka bërë fitim për pesë vjet, Seven & I dëshiron t’ia shesë atë grupit të investimeve amerikane Fortress.
Sindikatat, nga frika e shkurtimeve të vendeve të punës, thirrën një grevë njëditore për të enjten – e para nga punonjësit e dyqaneve japoneze që nga viti 1962.
“Në këtë pikë, sindikata nuk është e bindur nëse plani i shitjes bazohet në vazhdimësinë e biznesit dhe (se) plani siguron mbajtjen e vendeve të punës së punëtorëve”, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave shefi i sindikatës Yasuhiro Teraoka.
Greva është aq e rrallë në Japoni sa që ka bërë tituj kombëtarë, me gazetarët e televizionit japonez që transmetojnë drejtpërdrejt jashtë, ndërsa një helikopter lajmesh filmon nga lart.
“(Greva) është diçka që unë e kam parë vetëm në tekstet shkollore”, i tha një kalimtar i ri transmetuesit NHK./UBTNews/