Të gjitha fluturimet në aeroportin e Brandenburgut në Berlin që ishin planifikuar për sot ose janë anuluar ose janë riplanifikuar për shkak të grevës së punëtorëve.
Rreth 300 fluturime do të realizoheshin në aeroportin e Berlinit gjatë ditës së sotme.
Rreth 35 mijë pasagjerë që ishin planifikuar të kalonin përmes aeroportit të Brandenburgut të Berlinit do të preken nga greva.
“Kompania e aeroportit duhet të supozojë se në këtë situatë asnjë fluturim i rregullt pasagjerësh nuk mund të kryhet në BER gjatë kësaj dite”, tha një zëdhënës i aeroportit për Reuters.
Greva e planifikuar e punëtorëve filloi në orën 3:30 të mëngjesit (0230 GMT) të mërkurën.
Greva e punëtorëve u organizua nga sindikata Verdi në lidhje me pagat. Sindikata po kërkon një rritje mujore prej 500 € (540 dollarë) në pagat e punonjësve të aeroportit dhe shërbimet e transportit tokësor për një kontratë 12-mujore të negociatave kolektive.
Megjithatë, gjatë negociatave punëdhënësit kanë propozuar një kontratë shumë më të gjatë./UBTNews/