Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg u akuzua për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, më pak se dy muaj pasi u dënua dhe u gjobit për të njëjtën vepër.
Thunberg, 20 vjeç, u gjobit me 1500 korona suedeze nga një gjykatë suedeze më 24 korrik pasi nuk u largua nga protesta pas urdhrit të policisë. Menjëherë pas vendimit, Thunberg dhe aktivistë të tjerë nga grupi mjedisor “Reclaim the Future” bllokuan rrugën për kamionët e naftës në portin e Malmos dhe u larguan përsëri me forcë nga policia.
“Demonstrata nuk kishte leje dhe çoi në bllokimin e qarkullimit të makinave. Thunberg nuk pranoi t’i bindet urdhrit të policisë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes”, tha prokurori në një deklaratë.
Thunber mund të përballet me një dënim më të ashpër nëse dënohet për herë të dytë. Mosrespektimi i urdhrit të policisë dënohet maksimalisht me gjashtë muaj burg./UBTNews/