Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar atë për rizgjedhjen e saj në krye të Kushtetueses.
Në urimin e ambasadës thuhet se “Caka është dëshmuar të jetë udhëheqëse e jashtëzakonshme, duke i uruar asaj të gjitha të mirat në përmbushjen në mandatin e saj të ri”.
Mandati i dytë në krye të kësaj Gjykate do të jetë 3-vjeçar. Herën e parë, Caka-Nimani është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese më 17.05.2021.
Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si këshilltare e lartë ligjore dhe udhëheqëse e ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).