Greqia nuk do të lejojë që migrantët nga Afganistani të kalojnë drejt Bashkimit Evropian nga territori i saj. Kështu deklaroi sot Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian t’i përgjigjet krizës.
Greqia ishte përballur me një krizë të refugjatëve në vitin 2015, kur pothuajse gati 1 milion njerëz që iknin nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, zbarkuan në ishujt e saj.
“Ne po themi qartë se ne nuk do të jemi dhe nuk mund të jemi porta e Evropës për refugjatët dhe migrantët që mund të përpiqen të vijnë në Bashkimin Evropian”, tha Mitarachi për televizionin shtetëror ERT.
Mitarachi theksoi nevojën për një politikë të përbashkët migracioni duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të monitorojë ashpër kufijtë detarë dhe tokësorë me Turqinë./UBTNews