UBT News

Greqia nis operacionin e shpëtimit të varkës me 500 persona

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet e ishullit jugor grek të Kretës, pasi një varkë që besohet se mbante qindra azilkërkues humbi drejtimin dhe po lëvizte në det të trazuar, sipas autoriteteve greke.

Roja bregdetare tha të martën se pasagjerët në varkë kishin bërë një telefonatë në një numër urgjence gjatë natës për të njoftuar autoritetet.

Sipas pasagjerëve, në bordin e anijes ndodheshin deri në 500 persona, tha roja bregdetare, por shtoi se shifra nuk mund të konfirmohej menjëherë.

“Telefonata e fatkeqësisë tha se kishte 400-500 njerëz në bord” tha një zëdhënëse e rojes bregdetare për AFP, duke shtuar se operacioni u pengua nga erërat e forta.

“Ata mund ta shohin varkën, është larg, ka një numër të madh njerëzish në bord” shtoi ajo.

Një fregatë e marinës greke, dy anije peshkimi italiane, një cisternë dhe dy anije mallrash po merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit./UBTNews/

Exit mobile version