UBT News

Greqia mbyll kufijtë për dy ditë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton shtetasit e Republikës së Kosovës për një zhvillim të papritur në lidhje me kufijtë e Greqisë.

Në përputhje me një njoftim zyrtar nga autoritetet greke, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur për një periudhë prej 48 orësh, fillimisht nga data 2 prill 2024, ora 06:00 e mëngjesit, deri më 4 prill 2024, ora 06:00 e mëngjesit. Kjo masë vjen si rezultat i grevës së paralajmëruar 48-orëshe të shërbimit doganor grek.

Sipas njoftimit zyrtar, kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët pa bagazhe, si dhe për personat me probleme serioze shëndetësore. Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informacione shtesë apo ndihmë janë inkurajuar të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711./UBTNews/

 

Exit mobile version