UBT News

Greqia legalizon martesat e së njëjtës gjini

Greqia është bërë shteti i parë me shumicë ortodokse që ka legalizuar martesat e së njëjtës gjini. Çiftet e të njëjtës gjini tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë pas votimit në Parlamentin grek.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se ligji i ri do të largojë “një pabarazi serioze” që ishte më parë. Por,kjo ka ndarë vendin, me rezistencën e ashpër nga Kisha e fuqishme Ortodokse. Mbështetësit e saj kanë mbajtur një protestë në Athinë, raportoi BBC.

Shumë prej tyre shfaqën pankarta, mbajtën kryqe, lexuan lutje dhe kënduan vargje nga Bibla.

Ndërsa nga ana tjetër ligji është mirëpritur nga organizatat e komuniteteve LGBTQ në Greqi.

“Ky është moment historik”, ka thënë Stella Belia, drejtuese e grupit “Rainbow Families”.

15 nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian tashmë kanë legalizuar martesat e gjinisë së njëjtë. Në botë janë të lejueshme në 35 shtete.

 

Exit mobile version