Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla mbajti sot një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook se homologu grek i konfirmoi mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.
“Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës. Me homologun grek theksuam nevojën e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik që kemi me Greqinë.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews