UBT News

Greqia fillon të gjobisë personat mbi 60 vjeç që janë të pavaksinuar

Nga sot, të moshuarit në Greqi që nuk janë vaksinuar do të përballen me gjoba mujore, transmeton UBT News.

Perosnat mbi moshën 60 vjeç të pa vaksinuar do të duhet të paguajnë një gjobë prej 50 euro në janar, kështu duke u rritur në 100 euro në shkurt.

Vendimi vjen pasi sistemi shëndetësor publik i vendit po lufton për të përballuar një rritje të rasteve dhe qeverisë ka filluar t’i mbarojë durimi me ata që janë ende të pavaksinuar.

Megjithatë, mungesa e termineve të disponueshme për vaksinim ka shkaktuar pakënaqësi.

Profesionistët mjekësorë që nuk janë vaksinuar gjithashtu janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat.

Të dielën, Greqia raportoi 10,783 infeksione të reja ditorem ndërsa rreth 67% e popullsisë tashmë është plotësisht e vaksinuar./UBTNews/

Exit mobile version