Autoritetet greke kanë shpallur persona non grata 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Federatës Ruse të akredituar në Greqi, njoftoi Ministria e Jashtme greke në një deklaratë për shtyp të mërkurën.
Për këtë vendim më herët gjatë ditës së sotme është njoftuar ambasadori rus në Greqi, sipas Ministrisë së Jashtme.
Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të gjithë të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse, transmeton CNN.