Një vendim i Ministrisë Greke të Shëndetësisë që kërkon shërbimet e mjekëve të sektorit privat për të ndihmuar në spitalet shtetërore, në mes të valës së katërt të pandemisë Covid-19, u botua në Gazetën e Qeverisë.
Vendimi u drejtohet mjekëve aktivë në rajonet e Greqisë veriore, ku spitalet pothuajse kanë përmbushur limitin e tyre, përcjell UBT News.
Autoritetet kërkojnë mjekë pulmonologë, patologë dhe mjekë të përgjithshëm duke deklaruar se shërbimet e tyre do të nevojiten fillimisht për një periudhë një mujore.
Deri më 16 nëntor, ministria kishte siguruar pjesëmarrjen vullnetare të vetëm rreth 40 mjekëve privatë përmes shoqatave mjekësore, ku të paktën gjysma e tyre ishin regjistruar në 24 orët e mëparshme./UBTNews/