Një grua në Athinë ka denoncuar sot ish-burrin se e ka përdhunuar. Sipas medieve greke, ky i fundit, emigrant shqiptar, ishte futur me forcë në shtëpinë ku jetonte ish-bashkëshortja me djalin 4-vjeçar duke e përdhunuar.
“Erdhi në mëngjes te shtëpia dhe u fut me forcë. Pastaj filloi të më përdhunonte. Nuk reagova pasi kisha frikë se mos më dëmtonte më shumë”, ka rrëfyer ajo para policisë. Çifiti ishte prej kohësh i ndarë, ndërsa tashmë ish-bashkëshorti duhet të përballet me autoritetet për krimin e kryer./dritare.net