UBT News

Grenlandë, demokratët pro-pavarësisë fitojnë zgjedhjet e përgjithshme

Partia Demokraatit pro-pavarësisë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme në Grenlandë, duke përmbysur partitë në pushtet.

Partia Naleraq (Pika e Orientimit), po ashtu pro-pavarësisë, doli e dyta pas numërimit të fletëvotimeve në të gjitha 72 qendrat e votimit.

Partia Demokraatit siguroi 30,3 për qind të votave, me një rritje pak më shumë se 20 për qind, ndërsa Partia Naleraq siguroi 24,8 për qind, me një rritje prej 12,5 për qind nga zgjedhjet e mëparshme.

Kreu i demokratëve, Jens-Freederik Nielsen, do të formojë qeverinë e re me Partinë Naleraq.

Partitë e koalicionit, Inuit Ataqatikiit dhe Siumut, arritën të sigurojnë 21,6 për qind dhe 14,9 për qind, duke shënuar një rënie prej mbi 30 për qind krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Me këto rezultate, Inuit Ataqatigiit, e udhëhequr nga kryeministri Mute Bourup Egede, ra në vendin e tretë.

Dy partitë e para në këto zgjedhje, demokratët dhe Naleraq, janë në favor të pavarësisë nga Danimarka, por kanë një qasje të ndryshme për kohën kur vendi të mbajë një votim të pavarësisë.

Së bashku, këto dy parti tani do të kontrollojnë 18 nga 31 vendet në parlamentin Inatsisartut të vendit të ishullit Arktik, që është një territor vetëqeverisës i Danimarkës.

Mes thirrjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pavarësia ka qenë në krye të agjendës politike para zgjedhjeve, me të katër këto parti që mbështesin idenë, megjithëse nuk pajtohen për kohën.

Derisa demokratët argumentonin për një tranzicion të matur, Naleraq është në mënyrë më agresive pro-pavarësisë.

Exit mobile version