UBT News

​Grenelli zyrtarisht merr detyrën e re, Trump e lavdëron

Richard Grenell ka marrë zyrtarisht detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhrin ekzekutiv e nënshkroi presidenti amerikan Donald Trump të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale në SHBA. Ai e lavdëroi Grenellin për rolin që pati në vendimin për shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

Unë e dërgova Grenell në Kaliforni me një mision të qartë—të ndizte ujin. Nuk ishte e lehtë, duhej të kalonim përmes shumë ambientalistëve që po shkaktonin probleme, por e bëmë. Tani, Kalifornia ka ujë praktikisht të pakufizuar, diçka që ata duhej ta kishin pasur vite më parë. Fola me Guvernatorin Neësom, dhe ai është shumë i kënaqur me rezultatet. Është fatkeqësi që nuk e kishim këtë ujë dy muaj më parë, por është një hap i madh, dhe puna e Grenell ka luajtur një rol thelbësor në realizimin e tij”, ka thënë Trump.

Në administratën e shkuar të Trumpit, Grenelli ishte emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Nën ndërmjetësimin e tij Kosova dhe Serbia më 4 shtator 2020 patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka emëruar disa personalitete në pozita të ndryshme, por jo edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është emëruar emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, që mund të përfshijë edhe Kosovën.

E një ditë më parë, Grenell ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Këto deklarata të tij erdhën pas atyre të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me ShBA-në.

Exit mobile version