UBT News

Grenell sërish kundër Kurtit

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sërish ka thënë se lideri i Vetëvendosjes është kundër Amerikës.

Në një reagim në Twitter, Grenell shkroi se Kurti ishte kundër ish-presidentëve amerikanë dhe do të jetë edhe kundër presidentit aktual, Joe Biden.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambouillet. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas e Joe Bidenit për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për normalizimin ekonomik. Do të jetë kundër Joe Bidenit sërish. Ai padyshim është kundër Amerikës”, ka shkruar sot Grenelli në Twitter./UBTNews

Exit mobile version