UBT News

Grenell: Populli i Kosovës i’a bëri me dije Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po vazhdon të jetë aktiv sa i përket komentimit të zhvillimeve politike në Kosovë, raporton UBT News.

Së fundi, ai i ka kushtuar një tweet rezultatit të zgjedhjeve komunale që u mbajtën të dielën e 14 nëntorit.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale” ka shkruar Grenell.

Tjetër mendim ka pasur sa i përket presidentes së vendit, znj. Osmani.

“Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve se nuk pajtohet me Kurtin”, ka përfunduar Grenell./UBTNews/

Exit mobile version