Richard Grenell, ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas deklaratës së tij se do të shqyrtojë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Grenell në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa ka kërkuar nga ekipi i presidentit amerikan, Joe Biden, ta ndalë.
“Lideri i ri majtist antiamerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave amerikane të Bill Clintonit, George Bushit, Barack Obamas dhe Donald Trumpit. Ai gjithmonë ka qenë antiamerikan. Ekipi i Bidenit duhet ta ndalë”, ka shkruar Grenelli./UBTNews