Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të mos flasë për liberalizimin, por t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
Ai ka kujtuar një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, bisedë të cilën e kishte realizuar në vitin 2019.
“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell./UBTNews
Stop the talk about visas and start giving out visas.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 5, 2021
Chancellor Merkel told me directly that this is something that could start doing right away for certain workers. She said that in 2019….. https://t.co/mx9cB2bQ9k