Spotify lançoi ditën e sotme Greenroom, përgjigjen ndaj Clubhouse për iOS dhe Android duke shënuar përpjekjen e parë në krijimin e një platforme të medias sociale.
Aplikacioni shumë i ngjashëm me Clubhouse, ju jep përdoruesve mundësinë për të hostuar biseda live rreth sportit, muzikës dhe kulturës.
Lançimi i ditës së sotme inkurajon përdoruesit të regjistrohen dhe mësojnë sesi të përdorin aplikacionin. Disa prej funksionaliteteve kyçe të tij do të gjejnë rrugën për në aplikacionin kryesor të Spotify.
Aplikacioni është i fokusuar vetëm në përmbajtjet sportive. Përdoruesit mund të kyçen në aplikacion duke përdorur kredencialet e Spotify edhe pse nuk është e kërkuar.
Thuajse çdo kompani teknologjike duket e fokusuar në rrjetet sociale audio, diçka që nuk ekzistonte deri në Mars të 2020-ës kur Clubhouse debutoi.
Që atëherë Twitter ka lançuar Spaces, Facebook Rooms dhe kompani të tjera si Slack, Linkedin, Reddit dhe Discord kanë ndërtuar produkte të ngjashme. /PCWorld Albanian