UBT News

Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku u shënua festa e 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare së Gruas.

Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri.

Duke uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, Hoti ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.

“Është ditë kur shprehim mirënjohjen për kontributin e grave. Jemi përballë një situatë të vështirë të pandemisë dhe kemi parë që këto norma ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për ata që marrin këto shërbime brenda familjes. Pandemia ka ndikuar të bizneset e vogla dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi. Ne kemi rivlerësuar prioritetet në kuadër të kapaciteteve për të mbështetur ekonominë dhe t’i targetojmë grupet e grave në biznes. Atëherë patëm ndarë 2 milion euro. Ne kemi siguruar vazhdimësinë e edukimit për 6 mijë e 948 fëmijë. Institucionet tjera kanë ndihmuar gratë në biznes rreth 400 mijë euro ministrisë e Tregtisë”, deklaroi Hoti.

Ai më tej ka bërë të ditur se kanë ndarë mjete edhe për dhjetë strehimore të grave.

“Kjo do të vazhdojë edhe më tutje që të fuqizojmë gratë në ekonomi dhe ta eliminojmë dhunën ndaj tyre. Sivjet kemi dizajnuar masën 4.1 milionë euro, që shkon në dy drejtime. Ne sot nënshkruajmë disa prej aplikimeve që janë bërë duke i shpallur përfituesit e fazës së dytë. Po e përmbyllim këtë program ku sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kosova është në mesin e 15 vendeve që kishte masa për sigurimin e grave”, deklaroi ai më tej.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Exit mobile version