UBT News

Gratë që konsumojnë kafe plaken shëndetshëm

Konsumatorët e kafesë në të gjithë botën shënuan një fitore javën e kaluar, pasi shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që pinë kafe në moshën e mesme kanë më shumë gjasa të plaken shëndetshëm.

Analiza e tyre, e prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit, zbuloi se gratë që pinin rreth tre filxhanë të vegjël kafeje në ditë kishin më shumë gjasa të ishin fizikisht aktive dhe pa probleme kronike shëndetësore ose probleme njohëse më vonë në jetë.

“Këto rezultate, sugjerojnë që zakonet e vogla dhe të qëndrueshme formësojnë shëndetin afatgjatë”, tha në një deklaratë Sara Mahdavi, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar e shkencës ushqyese në Universitetin e Torontos.

Studimet kanë identifikuar një sërë përfitimesh për ata që pinë kafe duke ulur rrezikun e çdo gjëje, nga diabeti i tipit 2 deri te vdekja nga kanceri i zorrëve. Gjetjet e reja janë në përputhje me “konsensusin e vjetër” mbi përfitimet shëndetësore të kafesë, sipas Bertil Fredholm, i cili hulumtoi se si kafeina ndikon në trup në Institutin Karolinska në Suedi.

Shumica e njerëzve e shijojnë kafenë e mëngjesit, duke e ditur se është e sigurt dhe ndoshta edhe një pjesë e shëndetshme e rutinës së tyre, por, nëse dikush nuk kafe, provat nuk sugjerojnë që duhet ta filloj zakonin për arsye shëndetësore.

Exit mobile version