Dy gra që akuzuan James Francon për sjellje të pahijshme seksuale e kritikuan aktorin se vazhdoi të “injoronte dhimbjen e tyre”, pasi ai tha se ishte gabim të flinte me studentët në klasën e tij të aktrimit.
Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilat arritën një marrëveshje prej 2 milionë dollarësh me aktorin për sjelljen e tij të supozuar të papërshtatshme në 2020, e kritikuan atë për intervistën e tij të së mërkurës në SiriusXM, ku ai foli për lidhjet “konsensuale” me studentet e tij.
“Përveç të qenit i verbër për dinamikën e pushtetit, Franco është plotësisht i pandjeshëm ndaj dhimbjes dhe vuajtjes së pamasë që i ka shkaktuar viktimave të tij dhe me sa duket ende nuk i intereson”, shkruan avokatët e paditësve në deklaratë sipas People Magazine.
Franco, 43 vjeç, filloi shkollën e aktrimit Playhouse West Studio 4 në New York dhe Los Angeles në 2014, përpara se ta mbyllte atë tre vjet më vonë pas akuzave.
Megjithatë, Franco nuk u akuzua kurrë për një krim seksual./UBTNews/