Aktivistet për të drejtat e grave në Poloni përdorën bojë të kuqe për të simbolizuar gjakun teksa protestuan këtë javë kundër një plani të qeverisë për të regjistruar çdo shtatzëni në një bazë të dhënash kombëtare dhe teksa parlamenti po përgatitet të debatojë një propozim të ri për të kufizuar më tej abortin.
Aktivistët kanë frikë se baza e të dhënave do t’i lejojë autoritetet e krahut të djathtë të Polonisë të gjurmojnë nëse shtatzënitë përfundojnë me lindje dhe të krijojnë një mjet të mundshëm për ndjekje penale.
Që nga viti i kaluar në Poloni abortet lejohen vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse jeta ose shëndeti i gruas është në rrezik.
Në praktikë, gratë polake udhëtojnë jashtë vendit për abort në vende të tjera evropiane, përfshirë Holandën dhe Sllovakinë, dhe ka grupe që i ndihmojnë ato.
“Kjo është një luftë e plotë ndaj grave në Poloni”, tha Marta Lempart, udhëheqëse e Grevës së Grave.
Kujtojmë se në fillim të muajit të kaluar, një grua shtatzënë 30-vjeçare, e quajtur Izabela, kishte humbur jetën pasi sic pretendohej nga aktivistët, mjekët e saj nuk kishin kryer një abort që do t’i shpëtonte jetën pasi që kishin pritur që fetusi të vdiste, kjo për shkak të legjislacionit./UBTNews/