UBT News

“Gratë në Afganistan po ndihen të frikësuara”

Talibanët janë zotuar se grave do t’iu garantohen të drejtat në Afganistan sipas ligjit të Sheriatit. Por gratë thonë se është vështirë të interpretohet se çka do të thotë kjo, duke pasur parasysh të kaluarën e talibanëve në kufizimin e të drejtave të grave.

Zeb Hanifa (emri i së cilës u ndryshua për ta mbrojtur identitetin e saj), e cila erdhi nga një provincë tjetër në Kabul, ka bërë thirrje që gratë ta gjejnë një mënyrë për t’u larguar nga vendi. Ajo thotë se veçanërisht grate që punojnë po shqetësohen për të ardhmen e tyre.

Miqtë e saj, përfshirë një mjeke dhe mësuese, gjithashtu po përpiqen të largohen nga vendi.

“Jam duke iu lutur vendeve të huaja të na nxjerrin jashtë”, tha Hanifa.

Hanifa po thotë se gati ka mbetur pa para dhe zgjidhje, por është e vendosur që të mos kthehet në shtëpinë e saj./UBTNews

Exit mobile version