Gazetarja e pavarur e Current Time, Liza Karimi, përshkruan jetën në rrugët e Kabulit të kontrolluar nga talibanët, tri ditë pasi militantët e morën në dorë kryeqytetin afgan. Ajo thotë se shumë njerëz – veçanërisht gratë – kanë shumë frikë, pavarësisht thirrjeve dhe garancive nga talibanët që popullata të vazhdojë jetën normale. Ajo pohon se vetëm pak gra po dalin jashtë me bashkëshortët e tyre apo me meshkujt e familjes, dhe se shumë njerëz ende po kërkojnë me ngulm mënyra për të ikur nga vendi.
(Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha/ RFE)