Gratë afgane protestuan jashtë Pallatit Presidencial në Kabul këtë të premte, duke i kërkuar udhëheqjes së re talibane të vendit të mbrojë të drejtat e grave.
“Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive është një shoqëri e vdekur”, thuhej në një pankartë.
Protesta vjen një ditë pasi një grup grash u mblodhën në provincën e Heratit për të protestuar që të jenë pjesëmarrëse në qeveri dhe për të drejtat e tyre në arsim dhe punë.