UBT News

Granulocitoza, çfarë do të thotë niveli i lartë në gjak?

Analiza e gjakut është mënyra e vetme për të përcaktuar nivelin e granulociteve, ndërsa granulocitoza, pra rritja e tyre – mund të ketë shumë shkaqe, dhe jo të gjitha janë shqetësuese.

Granulocitet përbëjnë një nëngrup të qelizave të bardha të gjakut, që përfshijnë neutrofilet, eozinofile dhe bazofile.

Ato qarkullojnë në gjak ose gjenden në inde (si mastocitet) dhe luajnë rol kyç në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, alergjitë dhe proceset inflamatore.

Këto qeliza përmbajnë granula enzimatike në citoplazmë, që çlirohen kur trupi përballet me infeksion apo inflamacion, duke ndihmuar në shkatërrimin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Granulocitoza – kur granulocitet janë të larta

Kur analiza e gjakut tregon rritje të granulociteve, flitet për granulocitozë. Ky fenomen është reagim mbrojtës i trupit, që ndodh në situata të ndryshme, si:

infeksione bakteriale ose virale,

sëmundje autoimune (p.sh. artriti reumatoid),

djegie, trauma ose stres i rëndë,

sepsë (infeksion i përhapur në gjak),

sëmundje inflamatore të zorrëve,

insuficiencë renale ose sulm në zemër,

përdorimi i disa barnave specifike,

kancer metastatik.

Në raste më të rralla, granulocitoza mund të jetë e lidhur me çrregullime të palcës kockore, si leukemia mieloide kronike, ku rritja e granulociteve është e vazhdueshme dhe jo si reagim ndaj infeksioneve.

Çfarë tregon niveli i lartë i granulociteve?

Në shumicën e rasteve, niveli i lartë tregon për infeksion aktiv. Niveli i ulët i granulociteve sinjalizon probleme në palcën e kockave, si leukemia ose anemia aplastike, ku prodhimi i qelizave të bardha është i kufizuar.

Granulocitet njihen edhe si:

leukocite granulare,

leukocite polimorfonukleare (PMN).

A ka arsye për shqetësim?

Edhe pse fjala “granulocitozë” tingëllon shqetësuese, nuk çdo rritje e granulociteve tregon për sëmundje serioze. Shpesh bëhet fjalë për reagim normal të trupit ndaj infeksioneve të përkohshme, stresit ose inflamacionit.

Granulocitoza është shenjë e aktivizimit të sistemit imunitar, që ndodh si përgjigje ndaj një procesi infektiv ose inflamator. Megjithatë,  kërkon vlerësim mjekësor për të përjashtuar shkaqet më serioze. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version