Pjesë të mëdha të Ukrainës verilindore dhe jugore u përballën me sulme edhe gjatë të premtes, ndërsa Rusia e ka në cak infrastrukturën energjetike.
Në Kharkiv, raketat goditën një objekt industrial, tha kryetari i rajonit, Ihor Terekhov. Ai shtoi se ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë vlerësuar dëmin dhe ende nuk dihet nëse ka viktima. Kurse guvernatori i Kharkivit, Oleh Sinegubov tha se pesë persona janë plagosur.
Shpërthimet u konfirmuan edhe në Zaporizhzhia nga guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh./UBTNews/