Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë ditës së sotme është zbuluar një grafit shqetësues që mban mbishkrimin “vdekje shqiptarëve”. Ky shkrim shqetësues ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe është raportuar në autoritete.
Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar në Bujanoc, ka reaguar me një deklaratë për këtë incident. Ai ka bërë thirrje për ndërhyrjen e organeve të rendit dhe ka kërkuar që ata të identifikojnë autorin e këtij grafiti dhe të marrin masa për të siguruar që të mos përsëriten incidente të tilla.
“Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkruan Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar në Bujanoc.
Ky akt është dënuar ashpër nga të gjitha palët e përfshira, duke e konsideruar atë si një akt të papranueshëm që cënon rendin dhe qetësinë në komunitet./UBTNews/