Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant.
Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente që FSK-në do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder”, deklaroi Osmani-Sadriu.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.