Një rast i grabitjes në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se një femër ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë, kishte shkuar një person me maskë antiCovid në fytyrë dhe i ka marrë para.
“Viktima nga frika të dyshuarit ia kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK-ja./UBTNews