Sipas raportit të Policisë, një grabitje ka ndodhur dje, rreth orës 16:55, në afërsi të rrethrrotullimit të Qendrës Tregtare Prishtina Mall.
Ankuesi, një mashkull kosovar i punësuar në një kompani private, ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e firmës, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër. Pas përplasjes, nga vetura kanë dalë dy persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur sprej ndaj viktimës. Nën kërcënimin dhe pas neutralizimit të tij, të dyshuarit kanë arritur t’i marrin çantën ku ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
