UBT News

Grabitje në Drenas

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një rast i grabitjes në Drenas.

Në raportin e policisë thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në punë, katër persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur para të gatshme dhe tutje ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.”, njofton policia./UBTNews

Exit mobile version