Një grabitje me armë ka ndodhur në në Prizren, ku tre persona të dyshuar u kanë marrë para dy qytetarëve nën kërcënimin e armëve. Sipas Policisë së Kosovës, viktimat një mashkull dhe një femër, shtetas të Kosovës, nuk kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa nga ta janë grabitur para në vlerë prej rreth 40 euro.
Rasti është raportuar në se ka ndodhur në rrugën “Durak Rada”.
Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Lidhur me incidentin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa rasti është iniciuar si grabitje.
Autoritetet janë në kërkim të personave të dyshuar dhe hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre po vazhdojnë.
