UBT News

Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A”

Në orët e para të së hënës dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”.

Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, nuk ka të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version