Policia ka informuar se katër persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, dje kanë kryer grabitje në një kompani në Shtime, ku kanë marrë 4 mijë euro.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll.
“Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti është duke u hetuar.