UBT News

Grabitje e armatosur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një pikë shitëse.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë/ 05.02.2024-16:43. Viktima mashkull kosovar, në një pikë shitëse ka raportuar se gjersa ai ishte në vendin e tij të punës, një i dyshuar duke e kanosur me armë i ka grabitur para nga arka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version