UBT News

Grabitje e armatosur në Prishtinë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të hënën në lagjen Veternik në Prishtinë. Rasti dyshohet se ndodhi gjatë një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin furgonin që po transportonte para.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”, konfirmoi Ahmeti.

Ajo shtoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Exit mobile version