Në një pompë derivatesh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë dje rreth orës 05:00 të mëngjesit një i dyshuar nën kanosjen e armës kagrabitur 70 euro.
“Dy ankues meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë derivatesh kanë raportuar se një i dyshuar duke i kanosur ata me një armë ja u kishte grabitur 70 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.