Në një pompë të derivateve në qytetin e Pejës ka ndodhur një grabitje e armatosur. Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit kanë grabitur 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar njëri ka pasur një armë gjuetie, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime./UBTNews