UBT News

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se tre persona të panjohur të maskuar dhe me armë kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, njofton PK-ja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit./UBTNews

Exit mobile version