Një person derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.