Disa persona të armatosur kanë grabitur mbrëmë një barnatore në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, grabitësit kanë marrë një sasi të parave.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në një barnatore, ka raportuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimit të armës revole kanë arritur të grabisin nga viktima një sasi të parave. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews