UBT News

Grabitja në bastoren ku mbeti i vdekur një person, i akuzuari dënohet me 11 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B.N, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë, për grabitjen në bastoren sportive në vitin 2013, ku kishte mbetur i vdekur një person.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dënimi është shqiptuar nga kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj.

“I pandehuri B. N, akuzohej se ‘me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P, tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin-tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj, ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj, qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P, tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”, është theksuar në njoftimin e gjykatës.

Ky rast ishte kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Exit mobile version