UBT News

Grabitet një shtëpi në Pejë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Pejë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se persona të panjohur kanë hyrë  në shtëpinë e një qytetari në fshatin Shtupeq i Vogël.

Sipas ankuesit, nga shtëpia e tij është vjedhur një armë me leje përkatëse, dy karikatorë me gjithsej 50 fishekë si dhe një set për pastrimin e armës.

Rasti është nën hetime.

Exit mobile version