Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë të derivateve në Pejë. Policia e Kosovës njofton se rasti u raportua nga dy punëtorë që u kanosën gjatë grabitjes, të cilët zbuluan se personat e maskuar morën para kesh.
“Grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitë relevante po punojnë për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews