Google zbuloi “aksidentalisht” pamjen e gjithë serisë së ardhshme të telefonave inteligjentë Pixel 10, pak më pak se një muaj para prezantimit zyrtar.
Android Authority arriti të merrte në dorë pamjet e Pixel 10, Pixel 10 Pro, Pixel 10 Pro XL dhe Pixel 10 Pro Fold.
Dizajnet dhe ngjyrat përputhen me atë që është mësuar rreth pajisjeve në javët e fundit, duke përfshirë një njoftim paraprak që Google e publikoi publikisht.
Thashethemet thonë se Google ka bërë përmirësime në të gjithë Pixel 10, duke përfshirë shtimin e një kamere të tretë në Pixel 10 bazë, performancë më të mirë për Pixel 10 Pro, si dhe rezistencë ndaj pluhurit për Pixel 10 Pro Fold.
Google do të zbulojë serinë e pajisjeve Pixel 10 gjatë eventit të saj “Made by Google” më 20 gusht.